“Ik tani, mos më hajde nga mbrapa”/ Rama i bërtet qytetares në mes të qytetit të Vlorës
Një situatë e tensionuar ka ndodhur sot gjatë një vizite të paparalajmëruar të Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës. Gjatë një ecjeje në ambientet publike pranë Bashkisë së qytetit, Rama u përball me një qytetare që po e ndiqte nga pas, çka e bëri atë të reagojë me tone të ashpra.
Gjatë fjalës së tij, Rama nënvijëzoi një sërë problematikash që sipas tij ka qyteti i Vlorës, duke nisur nga hapësirat publike të zaptuara, te mungesa e ujit të pijshëm dhe investimet në turizëm. Pas daljes nga bashkia, një qytetare e moshuar kërkon ta takojë por ndalohet nga efektivë të policisë Vazhdon të bërtasë derisa ndalon vetë kryeministri dhe i thotë “Ça ke që bërtet?”.



