a
HomeKryesoreVideo | Gramsh / Thirrja e At Mihalit nga Grabova: “Ikonat e vjedhura po zhdukin historinë e kishës”

Video | Gramsh / Thirrja e At Mihalit nga Grabova: “Ikonat e vjedhura po zhdukin historinë e kishës”

Video | Gramsh / Thirrja e At Mihalit nga Grabova: “Ikonat e vjedhura po zhdukin historinë e kishës”

Rrethi i Gramshit mbart një pasuri të çmuar shpirtërore dhe kulturore, por që sot po përballet me rreziqe të mëdha të humbjes së identitetit të saj. At Mihal Prifti, i cili shërben me devotshmëri në këtë zonë, ka lëshuar një thirrje të fortë dhe prekëse për të gjithë komunitetin dhe autoritetet, drejtpërdrejt nga Kisha historike e Grabovës.
Në rrethin e Gramshit sot numërohen vetëm dy kisha kryesore aktive ku kryhen shërbesat: Kisha e Shën Kollit në Grabovë dhe Kisha në qytetin e Gramshit. Përtej vlerave të tyre si vende kulti, këto objekte janë dëshmitare të historisë qindra-vjeçare, por plagët e të kaluarës dhe të tashmes mbeten të hapura.
Sipas At Mihal Priftit, periudha e vështirë e komunizmit solli masakrimin dhe vjedhjen e kishës, por shkatërrimi ka vijuar edhe më pas përmes trafikut të paligjshëm të ikonave. Ai tregon me dhimbje se pjesë të rëndësishme të ikonostasit, duke përfshirë ikonat e tavanit, format rrethore, trekëndore dhe ato tetëkëndore, janë vjedhur dhe janë kontrabanduar jashtë kufijve të Shqipërisë.

“Ato nuk vijnë më, sepse janë vjedhur shqip dhe janë kontrabanduar jashtë vendit,” shprehet At Mihali, duke u bërë thirrje qytetarëve brenda dhe jashtë Gramshit, nga Jugu në Veri, që të sinjalizojnë nëse kanë ndonjë informacion për fatin e këtyre ikonave të vyera.

Kisha e Grabovës u rindërtua dhe u restaurua falë kontributit të madh të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, për të cilin populli i Grabovës dhe i gjithë rrethit i është mirënjohës për fondet e lëvruara për kishën shqiptare. Megjithatë, At Mihali thekson se mbajtja gjallë e këtij tempulli kërkon dashuri, kujdes dhe pjesëmarrje të vazhdueshme nga besimtarët orthodoksë, pasi kisha është “ushqimi shpirtëror” i komunitetit.

 

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment