a
HomeKryesorePresidenti Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë, jorezident në Shqipëri Emil Jacota

Presidenti Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë, jorezident në Shqipëri Emil Jacota

Presidenti Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë, jorezident në Shqipëri Emil Jacota

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë, jorezident në Shqipëri Emil Jacota. Gjatë takimit, Presidenti Begaj i vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet politike midis dy vendeve.

“Shqipëria, – theksoi Presidenti i Republikës, – është e përkushtuar të intensifikojë bashkëpunimin ekonomik, duke vlerësuar si nxitës të zhvillimit të turizmit vendosjen e fluturimeve direkte gjatë sezonit të verës.

Kreu i Shtetit përsëriti thirrjen ndaj Moldavisë për rishikimin e qëndrimit për njohjen e Kosovës, ndërsa riafirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj aspiratave të Moldavisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria ofron përvojën e saj në lidhje me reformën në drejtësi të ndërmarrë në Moldavi.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment