a
HomeKryesoreNga kamionistja e parë e Gramshit në një karrocë prej 5 vitesh: Historia e jashtëzakonshme e Kadrie Ibros dhe apeli për ndihmë

Nga kamionistja e parë e Gramshit në një karrocë prej 5 vitesh: Historia e jashtëzakonshme e Kadrie Ibros dhe apeli për ndihmë

Nga kamionistja e parë e Gramshit në një karrocë prej 5 vitesh: Historia e jashtëzakonshme e Kadrie Ibros dhe apeli për ndihmë

Nga kamionistja e parë e Gramshit në një karrocë prej 5 vitesh: Historia e jashtëzakonshme e Kadrie Ibros dhe apeli për ndihmë

GRAMSH – Jeta e Kadrie Ibros është historia e një gruaje që sfidoi kohën, paragjykimet dhe vështirësitë e jetës. Me vetëm katër klasë shkollë, ajo nisi punën që në moshën 13-vjeçare, ndërsa në vitet e rinisë mori përgjegjësi të rëndësishme në organizimin e punës dhe më pas ndoqi studime profesionale në Shkodër.

Në moshën 24-vjeçare, në një periudhë kur profesionet e rënda konsideroheshin thuajse ekskluzivisht për burrat, Kadrie Ibro u ul në timonin e një kamioni, duke u bërë gruaja e parë kamioniste në Gramsh dhe një nga pionieret e këtij profesioni.

Sot, pas dekadash pune dhe sakrificash, ajo ndodhet e paralizuar prej pesë vitesh në një karrocë. Megjithatë, nuk ka humbur dëshirën për të lëvizur dhe për të parë edhe një herë qytetin e saj të dashur. Ëndrra e saj është të sigurojë një karrocë elektrike, e cila do t’i mundësonte më shumë pavarësi në përditshmëri.

Në rrëfimin e saj për emisionin “Përtej Traditës”, Kadrie Ibro ndan kujtime nga jeta, puna dhe sfidat që ka kaluar ndër vite, ndërsa apelon për ndihmën e kujtdo që ka mundësi ta mbështesë.

Për të kontribuar ose për të marrë më shumë informacion, mund të kontaktoni në numrin: 069 695 7376.

Historinë e plotë mund ta ndiqni sot në orën 18:00 në emisionin “Përtej Traditës”, në Fax News, nga gazetari Shkëlzen Henkoja.

 

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment