Video / Besimtarët ortodoksë u mblodhën në Gramsh për festën e Metamorfozës së Zotit Krisht Shpëtimtar
Dhjetëra besimtarë ortodoksë u mblodhën në Kishën e Metamorfozës së Zotit Krisht Shpëtimtar në Gramsh për të marrë pjesë në ceremonitë fetare të organizuara me rastin e kësaj feste të rëndësishme të kalendarit ortodoks.
Shërbesa u drejtua nga Mitropoliti Andon Merdani dhe përfshiu Liturgjinë Hyjnore, daljen e ikonës së Metamorfozës, bekimin e pesë bukëve dhe bekimin tradicional të rrushit. Në ceremoni morën pjesë besimtarë nga qyteti i Gramshit dhe zonat përreth, të cilët iu bashkuan kësaj dite të shenjtë në atmosferë përkushtimi dhe lutjeje.
Në mesazhin e tij, Mitropoliti Andon vuri theksin te rëndësia e besimit, dashurisë për njëri-tjetrin dhe ruajtjes së vlerave shpirtërore, duke përcjellë një mesazh paqeje dhe shprese për komunitetin.
Festa e Metamorfozës së Zotit Krisht Shpëtimtar kremtohet çdo vit më 6 gusht dhe mbetet një nga kremtimet më të rëndësishme për komunitetin ortodoks të Gramshit.



