a
HomeKryesoreVideo / Ndeshja e tretë miqësore, Gramshi barazon 1-1 me AF Elbasanin

Video / Ndeshja e tretë miqësore, Gramshi barazon 1-1 me AF Elbasanin

Video / Ndeshja e tretë miqësore, Gramshi barazon 1-1 me AF Elbasanin

GRAMSH – KF Gramshi vijon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Skuadra gramshiote zhvilloi ndeshjen e tretë miqësore të kësaj vere, duke barazuar 1-1 ndaj AF Elbasanit në një përballje që shërbeu si test i rëndësishëm për të dy ekipet.

Takimi u zhvillua me ritëm të mirë dhe i dha mundësi të dy stafeve teknike të testonin formacionet dhe të vlerësonin gjendjen e futbollistëve përpara nisjes së kampionatit. Gramshi tregoi stabilitet në lojë dhe zhvilloi një paraqitje pozitive ndaj një kundërshtari cilësor.

Golin për skuadrën gramshiote e realizoi Sadiq, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.

Me këtë përballje, Gramshi mbyll miqësoren e tretë të fazës përgatitore dhe vijon punën për të qenë sa më i gatshëm për startin e sezonit të ri.

Rezultati: KF Gramshi 1-1 AF Elbasani

Shënues për Gramshin: ⚽ Sadiq

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment