a
HomeAktualitetRrëzohet gjatë rrugës për në Ujëvarën e Sotirës në Gramsh, humb jetën 53-vjeçari

Rrëzohet gjatë rrugës për në Ujëvarën e Sotirës në Gramsh, humb jetën 53-vjeçari

Rrëzohet gjatë rrugës për në Ujëvarën e Sotirës në Gramsh, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në zonën turistike të Gramshit, pas një aksidenti të dyshuar gjatë lëvizjes në terren malor.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 12:45, te Ujëvara e Sotirës, shtetasi R. Xh, banues në Durrës, është rrëzuar aksidentalisht gjatë ecjes në këmbë.

Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Mësohet se 53-vjeçari ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve drejt kësaj zone turistike.

“Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën.“- njofton policia.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment