a
HomeAktualitetVideo / 20 familje nga fshati Kodër Zgjup në Gramsh dolën në protestë në sheshin përpara bashkisë

Video / 20 familje nga fshati Kodër Zgjup në Gramsh dolën në protestë në sheshin përpara bashkisë

Video / 20 familje nga fshati Kodër Zgjup në Gramsh dolën në protestë në sheshin përpara bashkisë

20 familje nga fshati Kodër Zgjup në Gramsh dolën në protestë në sheshin përpara bashkisë, duke kërkuar dëmshpërblim për banesat e dëmtuara.Me pankarta në duar, ata denoncojnë zvarritjen prej 6 vitesh të çështjes së tyre nëpër institucione, pa marrë asnjë zgjidhje konkrete.
Sinkron protestues

Sipas banorëve, banesat janë dëmtuar si pasojë e rrëshqitjes së tokës, pas ndërtimit të hidrocentralit të Banjës, duke i detyruar që prej 6 vitesh të jetojnë me qira.
Sinkronnprotestues

Banorët akuzojnë drejtuesit vendorë të asaj kohe për trajtim selektiv, duke theksuar se një pjesë e familjeve janë dëmshpërblyer, ndërsa të tjerat janë lënë jashtë skemës.

Sipas banorëve vazhdimisht i kanë kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kompanisë hidropauer përgjegjëse për hidrocentralin, por deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.

Protestuesit paralajmërojnë se, në mungesë të një reagimi, do të përshkallëzojnë protestën, duke e zhvendosur atë drejt Tiranës, përpara institucioneve pergjegjëse

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment