a
HomeKryesoreGramsh / Invalidët e punës kanë mbetur pa përkrahje nga shteti!

Gramsh / Invalidët e punës kanë mbetur pa përkrahje nga shteti!

Gramsh / Invalidët e punës kanë mbetur pa përkrahje nga shteti!

Gramsh / Invalidët e punës kanë mbetur pa përkrahje nga shteti!

Invalidët e punës në Gramsh po përballen me vështirësi të shumta ekonomike dhe shëndetësore, ndërsa shoqatat e tyre po ngrenë zërin për përmbushjen e kushteve të jetesës sipas statusit ligjor. Sipas tyre, institucionet shtetërore nuk po zbatojnë detyrimet që kanë ndaj kësaj kategorie.

Në degën e kësaj shoqate në Gramsh janë rreth 1 mijë anëtarë, të moshave nga 40 deri në 80 vjeç, të cilët janë të regjistruar dhe paguajnë rregullisht kuotat e anëtarësimit.

Sipas kryetarit të degës, Shkëlqim Agolli, statusi i invalidëve të punës nuk po zbatohet nga institucionet shtetërore, ndërsa shëndetësia mbetet një nga problemet më të mëdha.

“Nuk po zbatohet asnjë detyrim që ka shteti ndaj nesh. Ilaçet e rimbursuara janë të kufizuara, ndërsa vizitat mjekësore detyrohemi t’i bëjmë me lekë në dorë. Në spitalin bashkiak mungojnë aparatet e echos dhe mjekët specialistë. E kemi ngritur zërin disa herë, por ende nuk kemi marrë ndihmë nga qeveria,” u shpreh Shkëlqim Agolli.

Edhe invalidët e punës në bashkitë e tjera të Qarkut Elbasan përballen me probleme të ngjashme, duke kërkuar përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zbatimin e plotë të statusit të tyre.

Shoqatat kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të garantuar shërbimet shëndetësore dhe mbështetjen ekonomike që u takon me ligj.

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment