a
HomeAktualitetPushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

Edhe këtë fundjavë të parë të korrikut, rrugët hyrëse dhe dalëse nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales janë përballur me trafik të rënduar. Në këtë orar, shumë prej vizitorëve dhe pushuesve kthehen për në banesat e tyre. Siç raporton gazetari Martin Marku, rëndesa e trafikut vihet re që prej orës 17:00 deri në 20:00, ndërsa radha shpesh herë arrin mbi 10-15 km.

Fluksi i lartë i pushuesve drejt plazheve të Lezhës sjell pothuajse çdo ditë trafik dhe radhë të gjata automjetesh.

Segmentet problematike mbeten: Rana e Hedhun-Shëngjin, Shëngjin-Lezhë, Lezhë-Fushë-Milot dhe Tale-autostradë. Ky fenomen është i përvitshëm, ku pushuesit që zgjedhin plazhet e veriut mbesin në trafik për shkak të rrugëve të ngushta, të cilat nuk përballojnë dot fluksin e lartë.

Segmenti Balldren–Milot rezultoi ndër më problematikët, ku drejtuesit e mjeteve u detyruan të presin për orë të tëra në trafik, shpesh për distanca fare të shkurtra. Shkaku kryesor mbetet fluksi i lartë i automjeteve dhe mungesa e sinjalistikës për menaxhimin e qarkullimit në pikat kritike.

Autoritetet rrugore këshillojnë qytetarët të shmangin oraret kulmore të lëvizjes dhe të planifikojnë kthimin më herët ose më vonë, për të evituar trafikun e rënduar.

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment