DRAMË NË MALIN E KORABIT – NDËRHYRJE HEROIKE SHPËTON DY JETË NË MOMENTET E FUNDIT!
DRAMË NË MALIN E KORABIT – NDËRHYRJE HEROIKE SHPËTON DY JETË NË MOMENTET E FUNDIT!
07 Korrik 2025 – Një ditë që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi në majat e Korabit.
Një turist gjerman dhe një banor vendas u përballën me rrezik vdekjeje, pasi konsumuan pa e ditur një bimë helmuese gjatë një ecjeje në mal.
Brenda pak minutash, gjendja e tyre u përkeqësua rëndë. Por falë pranie mendjeftohtë dhe sinjalit të telefonit të njërit prej turistëve, u dha alarmi jetik – duke shpëtuar çfarë mund të ishte një fatkeqësi e madhe.
Koordinatat u dërguan në kohë reale. Dy prej anëtarëve të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malorë të Kosovës që ndodheshin në zonë reaguan me shpejtësi mbresëlënëse dhe arritën në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë jetike.
Gjendja kritike e pacientëve bëri që të aktivizohej menjëherë njësia ajrore e emergjencës. Ekipi mjekësor dhe shpëtuesit, të koordinuar nga autoritetet shqiptare, arritën me helikopter dhe nisën menjëherë procedurat për evakuimin ajror drejt QSUT Tiranë.
Profesionalizëm, guxim dhe reagim i menjëhershëm – falë këtyre elementëve u shpëtuan dy jetë sot.



