Video / Pamje tronditëse nga Librazhdi, rruga çahet dhe bllokohet totalisht
Me vitet e gjata në pushtet, fasadat kanë qenë shpëtimi i qeverisë shqiptare për të shitur një imazh të rrejshëm në sytë e ndërkombëtarëve, emigrantëve dhe qytetarëve. Shkëlqim nga jashtë dhe bosh nga brenda.
Investime pa themel, pa plan të qartë, pa studime të mirëfillta. U janë lënë në duar personave që nuk kanë qenë të aftë për të marrë përsipër punë të tilla madhore.
Në videot dhe fotot e mëposhtme janë pamjet e rrugës Librazhd-Pogradec të marra pasditen e sotme. Pasoja janë katastrofike!
Juglindja është e izoluar, duke detyruar shoferët të gjejnë shtigjet e vjetra në fshatra, në rrugë krejtësisht jashtë standarteve. Më e keqja është se as vetë nuk e dinë nga duhet t’ia nisin për të rikthyer gjendjen normale…
Gazetari: Eraldo Harlicaj


