Video / Gramsh / Zjarret në Skënderbegas, Bashkia shpërndan fondin e dëmshpërblimit
Gramsh / Zjarret në Skënderbegas, Bashkia shpërndan fondin e dëmshpërblimit
Gjatë sezonit veror, zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa banesa në njësinë administrative Skënderbegas, pjesë e Bashkia Gramsh. Pas ngjarjeve, autoritetet ndërmorën masat e para emergjente, duke siguruar strehim të përkohshëm për familjet e prekura.
Javën e kaluar është akorduar fondi i dëmshpërblimit në vlerën totale prej 86.6 milionë lekësh. Aktualisht, banorët kanë përfituar 50% të shumës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa pjesa tjetër pritet të disbursohet në vijim të procedurave përkatëse.
Sipas Drejtorit të Emergjencave Civile në Gramsh, Oligert Klogieri, procesi i vlerësimit të dëmeve dhe mbështetja për familjet e prekura do të vijojë deri në rikthimin e plotë të normalitetit.


