Ishte caktuar si rrugë alternative, dy kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh
Është vështirësuar qarkullimi në aksin Maliq-Moglicë-Gramsh për shkak të shtimit të fluksit të mjeteve.
Sipas informacioneve, mësohet se nga rruga e Gramshit janë lejuar të hyjnë drejt juglindjes 2 kamionë që thuhet se janë të OSHEE-së.
Këta të fundit kanë mundur të hapin krahun në anë të rrugës por për shkak të lëvizjes së lartë të mjeteve, është krijuar një ngërç në qarkullim.
Lëvizja e mjeteve po bëhet e ngadalësuar ndërsa në këtë segment sapo ka mbërritur policia e qarkullimit të Korçës për të bërë hapjen totale të rrugës.
Për shkak se, aksi Librazhd-Prrenjas vazhdon të jetë i bllokuar prej disa ditësh, një alternativë kalimi ishte aksi Maliq-Gramsh, i cili gjithashtu ka pësuar dëmtime.


