a
HomeAktualitetVideo / Gramshi drejt boshatisjes, rinia po largohet çdo ditë

Video / Gramshi drejt boshatisjes, rinia po largohet çdo ditë

Video / Gramshi drejt boshatisjes, rinia po largohet çdo ditë

Gramshi drejt boshatisjes, rinia po largohet çdo ditë

Emigracioni jashtë vendit dhe migrimi drejt qyteteve të mëdha kanë boshatisur ndjeshëm qytetin e Gramshit nga banorët e tij.

Sot, rrugët e qytetit duken pothuajse të zbrazura. Tek-tuk shihen të moshuar, nxënës shkollash dhe pak punonjës të administratës shtetërore që vazhdojnë aktivitetin e përditshëm.

Sipas banorëve, ky fenomen ka vite që vazhdon. Ka familje që janë larguar në emigracion prej më shumë se 25 vitesh, ndërsa nuk mungojnë edhe largimet sezonale.

Brenda vendit, destinacionet më të preferuara për t’u zhvendosur mbeten Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri.

Banorët shprehen se mbi 80 për qind e popullsisë është larguar ndër vite. Ky fenomen ka prekur edhe fshatrat e zonës, ku në shumë prej tyre kanë mbetur vetëm 10 deri në 15 familje.

Shkaktarët kryesorë të emigracionit dhe migrimit mbeten papunësia dhe gjendja e vështirë ekonomike.

Sinkron – Banorët:
“Rinia po largohet çdo ditë. Këtu kanë mbetur vetëm të moshuarit. Pa punë dhe pa mundësi, njerëzit detyrohen të ikin.”

Edhe pse mungojnë statistika të sakta për emigracionin masiv dhe migrimin e brendshëm, fakti më domethënës mbetet se qyteti dhe rrethi i Gramshit po boshatisen dita-ditës nga banorët e tij.

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment