a
HomeKryesoreVIDEO / FESTIVALI I YJEVE – ATY KU FESTA TAKON QIELLIN!

VIDEO / FESTIVALI I YJEVE – ATY KU FESTA TAKON QIELLIN!

VIDEO / FESTIVALI I YJEVE – ATY KU FESTA TAKON QIELLIN!

FESTIVALI I YJEVE – ATY KU FESTA TAKON QIELLIN!

Prej disa vitesh, Fushë Studeni kthehet në një pikë takimi për artin, traditën dhe njerëzit. “Festivali i Yjeve” sjell së bashku artistë të ndryshëm, jo vetëm këngëtarë, por edhe piktorë, duke e kthyer këtë event në një festë të veçantë kulturore.

Festivali bashkon jo vetëm banorët e zonave përreth, por edhe emigrantët, të cilët rikthehen për t’u takuar me miqtë, të afërmit dhe vendlindjen. Biseda, muzikë, valle, emocione dhe shumë momente të bukura shoqërojnë këtë natë feste.

Dhe kur nata mbërrin, yjet e qiellit bëhen pjesë e festës. Përmes teleskopëve, vizitorët kanë mundësinë të shohin nga afër mrekullitë e qiellit, duke e bërë edhe më të veçantë këtë përvojë.

Nën kujdesin e kreut të Bashkisë, Mariglen Disha, i cili është pranë njerëzve gjatë gjithë mbrëmjes, në çdo tavolinë, në çdo valle, duke përshëndetur dhe biseduar me vizitorët, festa merr një tjetër dimension.
Fushë Studeni feston, bashkon njerëzit dhe i çon sytë drejt yjeve!

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment