a
HomeAktualitetVideo / Aksident në Çakrez të Gramshit, plagoset një çift bashkëshortësh me motor

Video / Aksident në Çakrez të Gramshit, plagoset një çift bashkëshortësh me motor

Video / Aksident në Çakrez të Gramshit, plagoset një çift bashkëshortësh me motor

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Çakrez të Gramshit, ku një çift bashkëshortësh ka mbetur i plagosur teksa udhëtonte me motor drejt fshatit.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë lëvizjes në rrugë, një kalë u ka dalë papritur përpara, duke bërë që drejtuesi të humbte kontrollin e motorit. Si pasojë, burri dhe gruaja janë rrëzuar dhe kanë pësuar lëndime.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Gramshit dhe ambulanca, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë bërë transportimin e të plagosurve drejt Spitalit të Gramshit.

Pas rreth një ore nën kujdesin e mjekëve, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, çifti është transportuar me ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Pamjet filmike tregojnë momentin kur ambulanca niset nga Spitali i Gramshit drejt Tiranës, ndërsa Policia po vijon veprimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment