a
HomeKryesoreGramsh/ Tri ditë aktivitetesh verore për fëmijët, ftesë e hapur për t’u bërë pjesë e festës

Gramsh/ Tri ditë aktivitetesh verore për fëmijët, ftesë e hapur për t’u bërë pjesë e festës

Gramsh/ Tri ditë aktivitetesh verore për fëmijët, ftesë e hapur për t’u bërë pjesë e festës

GRAMSH – Fëmijët e qytetit të Gramshit janë ftuar të marrin pjesë në tri ditë aktivitetesh verore, të mbushura me argëtim, sport, lojëra dhe aktivitete krijuese.

Nisma organizohet nga Organizata e Vullnetarëve nga Holanda “Van Oost Naar Oost”, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Adem Hoxha” në Gramsh, me synimin për t’u dhuruar fëmijëve ditë plot buzëqeshje, miqësi dhe eksperienca të bukura gjatë sezonit veror.

Programi përfshin lojëra të ndryshme, këngë, valle, punë dore, aktivitete sportive, konkurse dhe surpriza, ku çdo fëmijë do të ketë mundësinë të argëtohet, të krijojë miqësi të reja dhe të zhvillojë talentet e tij.

Organizatorët theksojnë se pjesëmarrja është e hapur për të gjithë fëmijët e qytetit dhe u bëjnë thirrje familjeve që të inkurajojnë fëmijët të bëhen pjesë e kësaj nisme. Ata ftojnë të rinjtë të marrin me vete shokët, motrat dhe vëllezërit, për të shijuar së bashku tri ditë të mbushura me gëzim dhe energji pozitive.

Aktivitetet pritet të sjellin një atmosferë festive në qytetin e Gramshit dhe të krijojnë kujtime të bukura për fëmijët gjatë kësaj vere.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment