a
HomeKryesoreNë kufijtë e Gramshit me Mokrën… historia e fshatit që lindi nga zhurma e motorrsharrave”

Në kufijtë e Gramshit me Mokrën… historia e fshatit që lindi nga zhurma e motorrsharrave”

Në kufijtë e Gramshit me Mokrën… historia e fshatit që lindi nga zhurma e motorrsharrave”

Mes pyjeve të thella dhe maleve që ndajnë Gramshin me Mokrën e Pogradecit, ndodhet Rovja… fshati i fundit kufitar, rreth 40 kilometra larg qytetit të Gramshit.

Një vend që dikur gumëzhinte nga zhurma e motorrsharrave, puna e pylltarëve dhe jeta mes dëborës së madhe. Sot, Rovja ka mbetur pothuajse e boshatisur, por historia e saj vazhdon të jetojë mes katër familjeve që ende nuk janë larguar.

Ky dokumentar sjell historinë e lindjes së Rovjes në vitet ’60, kohën kur ndërmarrja e përpunimit të drurit ngriti këtu sektorin e shfrytëzimit të pyjeve dhe krijoi një mini-qytet mes maleve. Një histori pune, sakrifice dhe qëndrese, që sot rrezikon të shuhet në heshtje.

Por Rovja ende nuk është dorëzuar…
Një djalë i fshatit po ndërton një shtëpizë prej druri me shpresën për t’i rikthyer jetën këtij vendi të harruar mes maleve të Gramshit.

📍 Rovja – Gramsh
🎥 Realizuar nga gazetari Shkelzen

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment