Aksidenti në Vaun e Dejës/ Viktimat ishin kalimtarë, u përplasën nga “Benz”-i
Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Vaun e Dejës ku xhaxhai dhe nipi ndërruan jetë. Dy viktimat ishin duke ecur në anë të rrugës kur një makinë tip Benz ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur për vdekje.


