a
HomeAktualitetKaos sërish në aksin Përrenjas-Librazhd-Elbasan-Tiranë, trafik për të tretën ditë radhazi

Kaos sërish në aksin Përrenjas-Librazhd-Elbasan-Tiranë, trafik për të tretën ditë radhazi

Kaos sërish në aksin Përrenjas-Librazhd-Elbasan-Tiranë, trafik për të tretën ditë radhazi

Për të tretën ditë radhazi, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd–Elbasan–Tuneli i Krrabës–Tiranë vijon të jetë tejet i mbingarkuar, duke sjellë kaos dhe vonesa të shumta për mijëra drejtues mjetesh. Situata problematike po përsëritet edhe këtë fundjavë, ndërsa fluksi i lartë i automjeteve në të dy kahet e rrugës e ka bërë thuajse të pamundur normalizimin e trafikut.

Pavarësisht pranisë së shtuar të forcave të Policisë Rrugore, disiplinimi i qarkullimit mbetet i vështirë për shkak të numrit të madh të automjeteve dhe kushteve të amortizuara të infrastrukturës në disa segmente ku janë kryer punime për zgjerimin e saj, pjesë e Korridorit Tetë. Në disa segmente kyçe, trafiku ecën me ndalesa të shpeshta, duke krijuar radhë të gjata dhe nervozizëm tek drejtuesit e mjeteve.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment