Video / Ujk i filmuar pranë Liqenit të Zambakëve në Gramsh, pamjet publikohen nga Biofarm Gramsh
Një ujk është filmuar gjatë ditës së sotme pranë Liqenit të Zambakëve, në zonën e Gramshit, në afërsi të Biofarm Gramsh, duke sjellë një pamje të rrallë nga fauna e egër e zonës.
Pamjet janë publikuar nga @biofarm gramsh, e cila herë pas here ndan me ndjekësit video nga natyra e egër mes maleve. Në përshkrimin e videos thuhet: “Për ju miq që nuk para ju rastis të shikoni kafshë të egra, ju ofrojmë herë pas here video dhe momente të tilla nga natyra e egër mes malesh.”
Videoja tregon ujkun duke lëvizur në zonën pranë liqenit, një hapësirë e njohur për natyrën e saj të paprekur dhe biodiversitetin e pasur që karakterizon Gramshin dhe rrethinat e tij.
Pamja ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar mbi bukurinë e kafshës dhe praninë e saj në këtë zonë malore.
Biofarm Gramsh e ka shoqëruar publikimin me mesazhin: “We love animals 🐺🫶”, duke përcjellë një thirrje për respekt dhe dashuri ndaj kafshëve të egra dhe natyrës.


