a
HomeAktualitetVideo / Shembull pozitiv integrimi, Joni Dunga i punësuar si ndihmës kuzhinier pranë qendrës sociale në Belsh

Video / Shembull pozitiv integrimi, Joni Dunga i punësuar si ndihmës kuzhinier pranë qendrës sociale në Belsh

Video / Shembull pozitiv integrimi, Joni Dunga i punësuar si ndihmës kuzhinier pranë qendrës sociale në Belsh

Kronikë | Punësimi i personave me aftësi të kufizuara në administratë

Punësimi i personave me aftësi të kufizuara në administratën shtetërore ka përfshirë edhe bashkitë e vendit. Një shembull pozitiv vjen nga Bashkia Belsh, e cila prej tre muajsh ka punësuar si ndihmës kuzhinier 22-vjeçarin Joni Dunfa.
Joni punon në Qendrën e të Moshuarve “Ndërrim Brezash” në Belsh. Edhe pse ka disa vështirësi në komunikim, ai shprehet se ndihet shumë mirë në ambientin e punës.

Si ndihmës kuzhinier, Joni kryen me përkushtim çdo detyrë që i ngarkohet, duke ndihmuar në përgatitjen e gatimeve dhe sallatave të ndryshme për drekat e përditshme të rreth 35 të moshuarve dhe personave pa përkrahje familjare që jetojnë në qendër.

Kuzhinierja e qendrës, Pranvera Meta, e vlerëson Jonin si një djalë të përkushtuar dhe shumë punëtor. “Ai është i dëgjueshëm, korrekt dhe ka fituar respektin e të moshuarve,” – shprehet ajo.

Ndërkohë, administratorja e qendrës, Kristina Topalli, thotë se Joni është përshtatur shumë shpejt me punën dhe kolegët. “Ai është tepër korrekt në detyrat e tij dhe është bërë shpirti i të moshuarve. Shpesh ata kërkojnë që ushqimi t’u shërbehet pikërisht nga Joni,” – thekson ajo.

Nga ana e tij, Joni shpreh mirënjohje për familjen, e cila e ka mbështetur dhe e inkurajon të punojë çdo ditë më mirë dhe të jetë i respektuar nga të gjithë në qendër.

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment