Video / Elbasani feston 81-vjetorin e Çlirimit
Elbasani feston 81-vjetorin e Çlirimit
Në një mëngjes nëntori, nën tingujt e himnit kombëtar dhe përkuljen solemne para monumentit të Dëshmorëve të Brigadës së XV Sulmuese, Elbasani kujtoi me nder e mirënjohje 81-vjetorin e Çlirimit.
Në këtë ditë historike, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, veteranë, nxënës dhe familjarë të dëshmorëve u mblodhën për të nderuar bijtë e bijat e këtij qyteti që dhanë jetën për liri.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja dhe Drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan, z. Arbjan Mazniku përçuan mesazhin e bashkimit dhe të mirënjohjes ndaj atyre që bënë të mundur lirinë që ne gëzojmë sot.
Sinkron: Arbjan Mazniku- Drejtues Politik Qarku Elbasan
Në fund të ceremonisë, përfaqësues të institucioneve, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë vendosën kurora dhe lule në shenjë nderimi të kujtimit të atyre që dhanë jetën për Shqipërinë e lirë.
81 vite pas Çlirimit nuk munguan nostalgjiket e Enver Hoxhes ku me pankarta në duar mbanin fotografin e Enver Hoxhes.


