Siguria në fokus, demonstrim i përbashkët për menaxhimin e zjarrit në shkollën “Rilindja” në Gramsh
Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, Policinë dhe Urgjencën, zhvilluan një demonstrim praktik për ndërhyrjen në rast zjarri në ambientet e shkollës “Rilindja”. Ky aktivitet synoi rritjen e gatishmërisë dhe ndërgjegjësimit për situatat emergjente, si dhe koordinimin mes strukturave përgjegjëse. Në këtë demonstrim morën pjesë efektivë të disa institucioneve, të cilët simulauan skenarë realë ndërhyrjeje, duke treguar profesionalizëm dhe reagim të shpejtë në menaxhimin e situatave të rrezikut. I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Besion Ajazi, i cili falënderoi të gjitha strukturat për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur në shërbim të komunitetit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në garantimin e sigurisë së qytetarëve.



