Rei Zaimi rikthehet te KF Gramshi, mbrojtësi gramshiot vesh sërish fanellën kuqe e bardhë
KF Gramshi ka zyrtarizuar rikthimin e mbrojtësit Rei Zaimi për sezonin 2026-2027, duke rikthyer në skuadër një futbollist të dalë nga qyteti dhe të formuar me fanellën kuqe e bardhë.
Pas disa sezoneve larg Gramshit, Zaimi rikthehet në klubin ku hodhi hapat e parë në futboll dhe ku u rrit si lojtar. Rikthimi i tij përbën një përforcim të rëndësishëm për repartin mbrojtës, ndërsa skuadra vijon ndërtimin e grupit për sezonin e ri.
Mbrojtësi gramshiot rikthehet me eksperiencën e fituar gjatë viteve të fundit dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm në objektivat e KF Gramshit në Kategorinë e Dytë.
Rikthimi i Rei Zaimit është pritur me interes nga sportdashësit e qytetit, të cilët do ta shohin sërish me fanellën kuqe e bardhë një futbollist që e nisi rrugëtimin e tij pikërisht te KF Gramshi.



