Paralajmërohet ndërprerja e energjisë në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd, OST: Do të ketë stakime masive në këto data
Paralajmërohet ndërprerja e energjisë në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd, OST: Do të ketë stakime masive në këto data.
Banorët dhe bizneset në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike gjatë periudhës 2–5 mars 2026, për shkak të manovrimeve teknike dhe masave të sigurisë në rrjetin e transmetimit.
Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të stakimit si masë sigurie të linjës 400 kV Fier – Elbasan – Qafë Thanë, do të kryhen ndërhyrje në disa linja 35 kV dhe 10 kV, çka do të sjellë ndërprerje të shkurtra energjie në disa zona.
Gramsh
Ndërprerje do të ketë më 2 dhe 5 mars, nga ora 06:00 deri në 06:05, për shkak të stakimit të Linjës 35kV L30–78 Mjekës – Banjë. Për 5 minuta do të mbeten pa energji:
Nënstacionet Gramsh dhe Cërrunjë, Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës – Statkraft, si dhe HEC-et Sotiraj, Lenie, Mivas, Tërvol, Kabash, Kërrpicë, Storë dhe Pisha, si edhe subjekti AL Mex .
Ndërprerja do të prekë gjithashtu një numër të madh lagjesh dhe fshatrash në rrethin e Gramshit, përfshirë Çekin, Uzina Çekin, Lagjja Xhile Liçi, Lagjja 18 Gushti, Holta, Llapushaj, Konvikti, Lagjja e Oficerave, Trashovicë, Tunjë, Kushovë, Pishaj, Skënderbegas, Kodovjat, Kukur, Lenie, Cërujë, Qerret, Sult, Katërlis, Kutërqar, Dushan, Zgjup, Kotorr, Ranxhë, Lleshaj, Kabash, Tërvol, Drizë, Gjergjovinë, Galigat, Bizhdan, Gostimë, Shtëpanjë, Klos, Floq, Banjë e Vjetër, Tregan, Gjinar, Shënavlash, Valesh dhe zona të tjera përreth.


