KOMISARIATI I POLICISË GRAMSH I BASHKOHET NISMËS PËR DHURIMIN E GJAKUT
GRAMSH – Efektivë të Komisariatit të Policisë Gramsh janë bërë pjesë e një nisme humanitare për dhurimin vullnetar të gjakut, në mbështetje të pacientëve që kanë nevojë të vazhdueshme për transfuzione, veçanërisht pacientëve të prekur nga talasemia.
Në këtë nismë ishte e pranishme edhe Dr. Ejona Braho, nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, e cila përcolli rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe sensibilizimit të qytetarëve për këtë kauzë.
Pjesëmarrja e efektivëve të Policisë së Gramshit në këtë aktivitet përcjell një mesazh të fortë solidariteti dhe përgjegjësie qytetare. Kontributi i tyre i bashkohet përpjekjeve për të siguruar gjak për pacientët që kanë nevojë për transfuzione të vazhdueshme.
Gjatë aktivitetit u theksua edhe rëndësia e ndërgjegjësimit të komunitetit për dhurimin vullnetar të gjakut, një akt human që mund të ndihmojë drejtpërdrejt në shpëtimin e jetëve.
Nga Gramshi vjen kështu një mesazh solidariteti: DHURIMI I GJAKUT ËSHTË NJË GJEST I THJESHTË, POR ME NJË VLERE TË MADHE PËR JETËN.



