Kisha “Metamorfoza e Shpëtimtarit” në Gramsh kremton festën e saj më 6 Gusht
Gramsh – Kisha “Metamorfoza e Shpëtimtarit” (Sotirit) në Gramsh do të kremtojë nesër, më 6 Gusht, Festën e Metamorfozës (Shpërfytyrimit) të Zotit tonë Jisu Krisht.
Me rastin e kësaj feste të shenjtë, të gjithë besimtarët janë ftuar të marrin pjesë në kremtimin që do të zhvillohet në Malin Thavor, duke u bashkuar në lutje dhe në atmosferën shpirtërore të kësaj dite të veçantë.
Shërbesat e Shenjta do të drejtohen nga Mitropoliti i Elbasanit, Hirësia e Tij, z. Andon.
Programi i kremtimit:
- Mëngjesorja: ora 08:00
- Liturgjia Hyjnore: ora 09:00
Kisha “Metamorfoza e Shpëtimtarit” mirëpret të gjithë besimtarët që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj feste tradicionale dhe të kremtojnë së bashku këtë ditë të rëndësishme fetare në Gramsh.
Gëzuar Festën e Metamorfozës së Shpëtimtarit!



