a
HomeAktualitetKërkesa e fortë e kreut te bashkisë Librazhd Mariglen Disha ndaj dy deputeteve Muzhaqit dhe Komicit gjatë inspektimit

Kërkesa e fortë e kreut te bashkisë Librazhd Mariglen Disha ndaj dy deputeteve Muzhaqit dhe Komicit gjatë inspektimit

Kërkesa e fortë e kreut te bashkisë Librazhd Mariglen Disha ndaj dy deputeteve Muzhaqit dhe Komicit gjatë inspektimit

Nga Shkëlzen Henkoja

Kërkesa e fortë e kreut te bashkisë Librazhd Mariglen Disha ndaj dy deputeteve Muzhaqit dhe Komicit gjatë inspektimit

Deputetja z Bora Muzhaqi dhe deputeti z Olsi Komici zhvilluan një vizitë në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vilson Blloshmi”, e cila po rikonstruktohet, ku panë nga afër ecurinë e punimeve.
Dy deputetët u pritën nga kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, i cili i njohu me detaje mbi projektin dhe fazat e zbatimit. Disha theksoi se shkolla po rikonstruktohet sipas standardeve europiane, duke përfshirë klasa moderne, laboratorë të pajisur me teknologji bashkëkohore dhe ambiente funksionale për zhvillimin cilësor të procesit mësimor.
Ai bëri me dije se ky është një investim i realizuar përmes bashkëfinancimit mes Bashkisë Librazhd dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, duke e cilësuar si një model bashkëpunimi për përmirësimin e infrastrukturës arsimore.
Sipas Dishës, kjo është shkolla e katërt që po rikonstruktohet në territorin e Librazhdit gjatë mandatit të tij të parë. “Librazhdi është një zonë arsimdashëse me traditë kulture dhe investimet në infrastrukturën shkollore janë investime për të ardhmen,” u shpreh ai.
Projekti pritet të përfundojë së shpejti dhe do t’u shërbejë rreth 500 nxënësve dhe 38 mësuesve, të cilët do të kenë në dispozicion ambiente më të sigurta dhe bashkëkohore.
Gjatë vizitës, kryebashkiaku Disha shfrytëzoi rastin për t’u kërkuar deputetëve më shumë mbështetje financiare, veçanërisht për rritjen e fondeve për bursat e studimit. Ai theksoi se Librazhdi ka një numër të lartë studentësh ekselentë, të cilët meritojnë më shumë mbështetje për të vijuar arsimin e lartë.
Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm në ndjekjen nga afër të investimeve në arsim dhe në forcimin e bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment