a
HomeKryesoreGazetat nuk vijnë më në Gramsh, ja çfarë mendojnë qytetarët

Gazetat nuk vijnë më në Gramsh, ja çfarë mendojnë qytetarët

Gazetat nuk vijnë më në Gramsh, ja çfarë mendojnë qytetarët

Gazetat nuk vijnë më në Gramsh, ja çfarë mendojnë qytetarët Prej disa muajsh, qyteti i Gramshit po përballet me mungesën e shtypit të përditshëm, duke krijuar një boshllëk informativ për shumë banorë, veçanërisht për lexuesit e rregullt dhe pensionistët. Sipas qytetarëve, që nga dhjetori i vitit të kaluar, në pikën e shitjes së gazetave dhe revistave nuk ka mbërritur më asnjë titull i shtypit të përditshëm. Pika e dikurshme e shitjes, ku çdo mëngjes qytetarët blinin gazetat, tashmë qëndron e mbyllur. Banorët shprehen se nuk janë informuar për arsyen e kësaj situate dhe askush nuk u ka dhënë një përgjigje zyrtare. Ata tregojnë se më parë në Gramsh vinin çdo ditë mbi 10 tituj gazetash dhe revistash, duke ofruar një gamë të gjerë informacioni për zhvillimet në vend dhe rajon. “Çdo mëngjes vinim për të marrë gazetën, tani nuk kemi ku të informohemi si më parë. Për ne që jemi mësuar me leximin e gazetës, kjo është një mungesë e madhe”, shprehet një pensionist i qytetit.

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment