a
HomeKryesoreARTISTI ME ORIGJINË NGA GRAMSHI, KRISTO DEFRIM HASA, NË EKSPOZITËN NDËRKOMBËTARE TË ARTIT NË PARIS

ARTISTI ME ORIGJINË NGA GRAMSHI, KRISTO DEFRIM HASA, NË EKSPOZITËN NDËRKOMBËTARE TË ARTIT NË PARIS

ARTISTI ME ORIGJINË NGA GRAMSHI, KRISTO DEFRIM HASA, NË EKSPOZITËN NDËRKOMBËTARE TË ARTIT NË PARIS

Kristo Defrim Hasa, piktori me origjinë nga Gramshi, do të marrë pjesë në një ekspozitë ndërkombëtare të artit në Paris të Francës, ku do të prezantojë krijimtarinë e tij përkrah artistëve nga vende të ndryshme të botës.

Aktiviteti organizohet çdo vit në galerinë Carrousel du Louvre, në Paris, duke mbledhur artistë me stile dhe krijimtari të ndryshme nga skena ndërkombëtare e artit.

Në këtë ekspozitë, Hasa do të prezantohet me veprën e tij artistike të punuar në linac, me përmasa 160 × 130 cm, duke sjellë një tjetër prezantim të krijimtarisë së tij në një hapësirë ndërkombëtare të artit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 25 shtatori deri më 25 tetor.

Pjesëmarrja e artistit me origjinë nga Gramshi në këtë aktivitet përbën një mundësi për të prezantuar punën e tij përpara publikut ndërkombëtar.

🎨 Suksese Kristo Defrim Hasës në këtë prezantim artistik në Paris!

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment