VIDEO / GRAMSH | STADIUMI “MYSLIM KOÇI” DREJT NJË TRANSFORMIMI TË RI, NIS PËRGATITJA E FUSHËS
Gramsh | Stadiumi “Myslim Koçi” drejt një transformimi të ri, nis përgatitja e fushës
Stadiumi “Myslim Koçi” në Gramsh po ndryshon pamje. Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e fushës së lojës, ku po hiqet tapeti i vjetër për t’i hapur rrugë vendosjes së tapetit të ri.
Ky investim synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe për sezonin 2026–2027, ku stadiumi do të presë ndeshjet e KF Gramshit, ekipit të femrave dhe ekipeve të moshave.
Pamjet nga puna në terren tregojnë fazën e parë të transformimit të stadiumit, i cili pritet të jetë së shpejti gati për rikthimin e emocioneve të futbollit në qytetin e Gramshit.



