a
HomeKryesoreVideo / Një rrugë, dy krahina, pesë dekada histori – dokumentari që rikthen kujtesën për aksin që lidhi Gramshin me Mokrën

Video / Një rrugë, dy krahina, pesë dekada histori – dokumentari që rikthen kujtesën për aksin që lidhi Gramshin me Mokrën

Video / Një rrugë, dy krahina, pesë dekada histori – dokumentari që rikthen kujtesën për aksin që lidhi Gramshin me Mokrën

Një rrugë me një histori të gjatë, e ndërtuar pesë dekada më parë, vjen në vëmendje përmes një dokumentari të veçantë që sjell kujtime, dëshmi dhe pamje nga një periudhë e rëndësishme për banorët e zonës.

Gazetari i emisionit “Përtej Traditës”, Shkëlzen Hënkoja, sjell një rrëfim përgjatë kësaj rruge, e cila për vite me radhë lidhi dy qytete dhe u kthye në një arterie të punës, zhvillimit dhe jetës për qindra banorë.

“Një rrugë… dy krahina… pesë dekada histori” është një udhëtim mes historisë, kujtimeve dhe realitetit të sotëm, duke rikthyer në vëmendje një aks që dikur kishte një rol të pazëvendësueshëm dhe që ende mbart gjurmët e një epoke.

Dikur kjo rrugë ishte arteria që lidhte Gramshin me Mokrën e Pogradecit. Nëpër të kalonin çdo ditë qindra punëtorë, mjete transporti dhe lënda drusore, duke e kthyer atë në një simbol të punës dhe zhvillimit.

Sot, përmes këtij dokumentari, rikthehemi në gjurmët e së kaluarës për të zbuluar çfarë ka mbetur nga një rrugë që dikur bashkonte njerëz, punë dhe histori.

🎥 Dokumentari i plotë mund të ndiqet në YouTube.

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment