Ansambli Artistik i Gramshit shkëlqen në Festivalin Folklorik “Jehona e Vjosës” në Memaliaj
Ansambli Artistik i Gramshit shkëlqen në Festivalin Folklorik “Jehona e Vjosës” në Memaliaj
Ansambli Artistik i Pallatit të Kulturës Gramsh mori pjesë në Festivalin Folklorik “Jehona e Vjosës”, i zhvilluar më 26–27 qershor 2026 në Memaliaj, ku u prezantua me një program të pasur dhe përfaqësues të traditës së zonës.
Artistët gramshiotë sollën në skenë një repertor të larmishëm me këngë me iso, valle dyshe të kënduara, melodi me tambura e saze, si dhe interpretimet karakteristike të fyejve të Gramshit, duke tërhequr vëmendjen dhe duartrokitjet e publikut vendas dhe vizitorëve.
Paraqitja e ansamblit u vlerësua për nivelin e lartë artistik dhe ruajtjen me autenticitet të elementeve folklorike. Në këtë edicion, interpretimet e të rinjve Dinel Brahimi dhe Sigi Gjalmi u veçuan si talente në perspektivë.
Ansambli shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkia Gramsh, me kryetar z. Besian Ajazi, mbështetje që mundëson përfaqësimin dinjitoz të qytetit dhe vlerave të pasura të trashëgimisë kulturore.
Drejtor artistik i ansamblit është z. Elidon Brahimi.



