Video | Fest Folk Gramsh 2026 solli një mbrëmje të paharrueshme në Pallatin e Kulturës
Fest Folk Gramsh 2026 solli një mbrëmje të paharrueshme në Pallatin e Kulturës
Gramshi përjetoi mbrëmjen e së premtes një atmosferë të veçantë artistike dhe kulturore me zhvillimin e aktivitetit “Fest Folk Gramsh 2026”, i cili mblodhi në Pallatin e Kulturës artistë, qytetarë dhe dashamirës të folklorit shqiptar.
Në skenë u ngjitën fëmijët dhe të rinjtë e Qendrës Kulturore të Gramshit, të cilët interpretuan këngë dhe valle tradicionale, duke sjellë para publikut vlerat më të bukura të trashëgimisë sonë kulturore. Performancat e tyre u pritën me duartrokitje të ngrohta dhe emocion nga të pranishmit.
Mbrëmja u shndërrua në një festë të vërtetë të folklorit, ku tingujt autentikë shqiptarë, vallet popullore dhe kostumet tradicionale krijuan një atmosferë plot ngjyra dhe krenari për kulturën tonë kombëtare.
“Fest Folk Gramsh 2026” dëshmoi edhe një herë rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të traditave, duke bashkuar brezat përmes muzikës, këngës dhe artit popullor. Aktiviteti solli emocione të veçanta dhe la mbresa të bukura tek publiku që mbushi sallën e Pallatit të Kulturës.
Një natë e bukur për kulturën, traditën dhe talentet e reja të qytetit të Gramshit.




