Gramshi çel zyrtarisht sezonin turistik me një super festë pranë Liqenit të Zambakëve!
Një nga destinacionet më të bukura dhe më të vizituara të Gramshit do të kthehet këtë fundjavë në qendrën e atmosferës festive, muzikës dhe emocioneve të paharrueshme. Bashkia Gramsh fton qytetarët, turistët dhe të gjithë dashamirësit e natyrës që të bëhen pjesë e aktivitetit madhështor për Çeljen e Sezonit Turistik, që do të zhvillohet më 30 Maj, ora 11:00, në afërsi të Liqenit të Zambakëve.
Në një ambient magjik mes natyrës, ujit dhe bukurisë karakteristike të zonës, të pranishmit do të shijojnë performanca artistike, muzikë live, energji pozitive, adrenalinë dhe shumë surpriza që do ta bëjnë këtë event një ndër aktivitetet më të bukura të këtij sezoni veror.
Atmosferës festive do t’i bashkohen edhe artistët e njohur:
🎤 Olsi Bylyku
🎤 Aroilda
🎤 Gerta Mahmutaj
Një kombinim perfekt mes muzikës, natyrës dhe promovimit turistik të Gramshit, që vit pas viti po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm.
Ky aktivitet organizohet nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Gramsh, z. Besion Ajazi, me synimin për ta kthyer Gramshin në një ndër pikat më të rëndësishme turistike dhe kulturore të vendit.
📍 Vendndodhja: Në afërsi të Liqenit të Zambakëve (përballë Bio Farm)
🗓️ Data: 30 Maj
⏰ Ora: 11:00
Ejani të festojmë së bashku nisjen e një sezoni plot jetë, muzikë, turizëm dhe emocione në zemër të natyrës së Gramshit!



