Video / Dr. Ylber Vata rrëfen në “Përtej Traditës”: Nga netët pa gjumë në luftën e Kosovës te betimi i vëllazërisë me gjak
Dr. Ylber Vata rrëfen në “Përtej Traditës”: Nga netët pa gjumë në luftën e Kosovës te betimi i vëllazërisë me gjak
Gazetari Shkëlzen Henkoja, në emisionin “Përtej Traditës” në TV Fax News, solli për publikun një rrëfim të veçantë të Dr. Ylber Vatës, i cili ndau momente të rëndësishme nga jeta e tij personale dhe profesionale, si dhe kujtime që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e tij.
Gjatë intervistës, Dr. Vata u ndal te periudha e luftës në Kosovë, ku dha një kontribut të veçantë në shërbim të njerëzve në ato ditë të vështira. Ai rrëfeu për netët e gjata pa gjumë, vështirësitë dhe përkushtimin për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, në një kohë kur çdo moment ishte i mbushur me pasiguri dhe sfida.
Një nga episodet më emocionuese të rrëfimit ishte kujtimi për gjestin e një kolegu amerikan, i cili, përmes një tradite të lashtë të vëllazërimit, vendosi të lidhë një marrëdhënie të përjetshme me ta. Prerja e gishtave dhe përzierja e gjakut u kthye në një simbol besimi, respekti dhe vëllazërie, një moment që Dr. Vata shprehet se nuk do ta harrojë kurrë.
Një bisedë që shkon përtej kujtimeve personale, duke sjellë në vëmendje humanizmin, sakrificën dhe lidhjet njerëzore që krijohen edhe në momentet më të vështira të historisë.
Ndiqni rrëfimin e plotë të Dr. Ylber Vatës në emisionin “Përtej Traditës”, në TV Fax News.



