a
HomeAktualitetSPITALI I GRAMSHIT MERR PAJISJE TË REJA, PËRMIRËSOHEN KUSHTET E SHËRBIMIT

SPITALI I GRAMSHIT MERR PAJISJE TË REJA, PËRMIRËSOHEN KUSHTET E SHËRBIMIT

SPITALI I GRAMSHIT MERR PAJISJE TË REJA, PËRMIRËSOHEN KUSHTET E SHËRBIMIT

Spitali i Gramshit është pajisur me një sërë pajisjesh të reja spitalore, të cilat do t’i shtohen kapaciteteve të shërbimit shëndetësor në qytet.

Bëhet fjalë për krevate spitalore, aparatura EKG, monitorë, aspiratorë për fëmijë dhe të rritur, si dhe pajisje të tjera të nevojshme për funksionimin e shërbimeve.

Pajisjet janë siguruar përmes bashkëfinancimit të Bashkisë Gramsh dhe Fondacionit Islamic Relief, në kuadër të mbështetjes për Spitalin e Gramshit.

Dorëzimi i pajisjeve është shoqëruar edhe me një video-përmbledhje nga procesi, ndërsa pajisjet pritet të përdoren në shërbim të pacientëve dhe stafit shëndetësor të spitalit.

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment