a
HomeUncategorizedGRAMSH/ NIS VITI I RI ARSIMOR 2026–2027, NXËNËSIT RIKTHEHEN NË BANKAT E SHKOLLËS

GRAMSH/ NIS VITI I RI ARSIMOR 2026–2027, NXËNËSIT RIKTHEHEN NË BANKAT E SHKOLLËS

GRAMSH/ NIS VITI I RI ARSIMOR 2026–2027, NXËNËSIT RIKTHEHEN NË BANKAT E SHKOLLËS

NXËNËSIT E GRAMSHIT RIKTHEHEN NË SHKOLLË, NIS VITI I RI ARSIMOR 2026–2027 NË 4 SHKOLLAT E QYTETIT

Pas pushimeve verore, nxënësit e qytetit të Gramshit janë rikthyer sot në bankat e shkollës, duke shënuar nisjen e vitit të ri arsimor 2026–2027.

Në qytetin e Gramshit, viti i ri shkollor nis në katër shkolla, tre prej tyre shkolla 9-vjeçare dhe një gjimnaz, ku nxënësit kanë nisur ditën e parë të mësimit.

Krahas nisjes së vitit të ri arsimor, të dhënat për regjistrimet sjellin edhe një tregues pozitiv për arsimin në Gramsh, me rritje të numrit të nxënësve në dy nivele të rëndësishme.

Në klasën e parë, këtë vit do të ulen në banka 145 nxënës, ndërsa në vitin shkollor 2025–2026 ishin 127. Kjo do të thotë 18 nxënës më shumë.

Rritje shënohet edhe në klasën e dhjetë. Për vitin e ri shkollor janë regjistruar 166 nxënës, nga 146 që ishin një vit më parë, ose 20 nxënës më shumë.

Në total, në këto dy nivele, Gramshi regjistron 38 nxënës më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Shifrat e regjistrimeve për vitin shkollor 2026–2027 paraqesin një panoramë të ndryshme në zonat arsimore të qarkut të Elbasanit. Për Gramshin, nisja e vitit të ri shkollor shoqërohet me këtë rritje të regjistrimeve, një të dhënë që meriton vëmendje në panoramën e arsimit të qytetit.

 

 

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment