KF Gramshi forcohet me dy afrime të reja, Fernando Ndrejaj dhe Jurgen Peqini i bashkohen skuadrës
KF Gramshi vijon lëvizjet në merkato për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri futbollistik, duke zyrtarizuar dy afrime të rëndësishme.
Mesfushori/lojtari Fernando Ndrejaj është një nga përforcimet e reja të ekipit gramshiot. Ai vjen me një eksperiencë të pasur në futbollin shqiptar, pasi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e skuadrave si Partizani, Korabi, Tomori Berat, Turbina dhe Flamurtari, duke marrë eksperiencë në nivele të ndryshme të kampionatit vendas.
Ndërkohë, pjesë e skuadrës bëhet edhe sulmuesi Jurgen Peqini, i cili vjen nga Lushnja, ku zhvilloi sezonin e fundit. Peqini ka një karrierë të pasur, duke qenë pjesë e klubeve si Elbasani, Teuta Durrës dhe Erzeni, duke sjellë cilësi dhe eksperiencë në repartin ofensiv.
Dy afrimet e reja pritet t’i japin më shumë alternativa dhe forcë skuadrës së KF Gramshit, e cila po përgatitet për sfidat e sezonit të ri.
Me një grup të konsoliduar dhe përforcime të reja, ekipi gramshiot synon të jetë sa më konkurrues në garën e radhës.



