a
HomeKryesoreFederata Shqiptare e Futbollit dhe Kryeministri Edi Rama prezantojnë transformimin e stadiumit “Myslim Koçi” në Gramsh

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Kryeministri Edi Rama prezantojnë transformimin e stadiumit “Myslim Koçi” në Gramsh

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Kryeministri Edi Rama prezantojnë transformimin e stadiumit “Myslim Koçi” në Gramsh

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Kryeministri Edi Rama prezantojnë transformimin e stadiumit “Myslim Koçi” në Gramsh

GRAMSH – Stadiumi “Myslim Koçi” po shkon drejt përfundimit, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit dhe Kryeministri Edi Rama publikuan pamje nga ecuria e punimeve, duke treguar transformimin e impiantit në një stadium modern për qytetin e Gramshit.

Sipas Federatës, punimet po vijojnë sipas planit falë investimit të përbashkët me Bashkinë Gramsh. Stadiumi do të ketë tribunë të re, dhoma moderne zhveshjeje dhe larjeje, ambiente teknike të përmirësuara, fushë me bar artificial sipas standardeve bashkëkohore dhe kushte më të mira për futbollistët, tifozët dhe komunitetin sportiv. Federata thekson se ky është një investim i rëndësishëm për zhvillimin e futbollit dhe për brezat e rinj.

Edhe Kryeministri Edi Rama ndau videon e stadiumit në rrjetet sociale, duke e cilësuar “Myslim Koçi” si një stadium që po transformohet dhe që do t’i japë Gramshit një impiant modern e dinjitoz.

Pas shumë vitesh pritjeje, KF Gramshi do të ketë më në fund një stadium bashkëkohor, një investim që hap një kapitull të ri për futbollin e qytetit dhe për të gjithë tifozët gramshiotë.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment