KF Gramshi nuk ndalet as në verë, ekipet U-13 dhe U-15 vijojnë përgatitjet për sezonin e ri
KF Gramshi nuk ndalet as në verë, ekipet U13 dhe U15 vijojnë përgatitjet për sezonin e ri
GRAMSH – Edhe pse sezoni futbollistik për moshat ka përfunduar, puna te KF Gramshi vazhdon pa ndërprerje. Ekipet U13 dhe U15 po zhvillojnë rregullisht seanca stërvitore edhe gjatë periudhës së verës, me synimin për të qenë sa më të përgatitura për nisjen e kampionatit në muajin shtator.
Gjatë muajve korrik dhe gusht, futbollistët e rinj do të vijojnë përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Fatjon Latifi, i cili po punon për ruajtjen e ritmit stërvitor, disiplinës dhe zhvillimin e mëtejshëm të talenteve të klubit.
Pavarësisht temperaturave të larta, stërvitjet zhvillohen në orët e pasdites në Fushën Sportive “Mentar Dyrmyshi”, në Takaj të Gramshit, ku të rinjtë vijojnë punën me përkushtim.
KF Gramshi synon që ekipet U13 dhe U15 të hyjnë sa më të forta në sezonin e ri, duke përfaqësuar me dinjitet qytetin e Gramshit dhe duke ndërtuar të ardhmen e klubit përmes zhvillimit të futbollistëve të rinj.


