a
HomeKryesoreDita e Zjarrfikësve, Gramshi falënderon heronjtë e qytetit

Dita e Zjarrfikësve, Gramshi falënderon heronjtë e qytetit

Dita e Zjarrfikësve, Gramshi falënderon heronjtë e qytetit

Në kuadër të 4 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, në Gramsh u zhvillua një aktivitet për të nderuar kontributin dhe sakrificën e efektivëve të shërbimit zjarrfikës, të cilët çdo ditë vihen në shërbim të mbrojtjes së jetës dhe pronës. Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues të institucioneve vendore, të cilët vlerësuan punën dhe përkushtimin e zjarrfikësve, duke i cilësuar ata si heronj të heshtur të komunitetit. Ceremonia u organizua në ambientet e shërbimit zjarrfikës, ku u shpërndanë gjithashtu çertifikata mirënjohjeje për zjarrfikës aktivë dhe në pension. Ky aktivitet shërbeu si një shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që, përmes sakrificës dhe vetëmohimit, kontribuojnë në sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment