a
HomeAktualitetAksident i rëndë në Durrës, humb jetën 60-vjeçari pas përplasjes në rrugën e re të Portit

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 60-vjeçari pas përplasjes në rrugën e re të Portit

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 60-vjeçari pas përplasjes në rrugën e re të Portit

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në rrugën paralele me Portin, ku një automjet ka përplasur një kalimtar që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 60-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të urgjencës, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Share With:
Rate This Article
No Comments

Leave A Comment